بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
91:1وَٱلشَّمۡسِ وَضُحَىٰهَا
Pasha diellin dhe shkëlqimin e tij
91:2وَٱلۡقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا
Pasha hënën kur atë e ndjek
91:3وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا
Pasha ditën kur ai shëndrit
91:4وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰهَا
Pasha natën kur e kaplon
91:5وَٱلسَّمَآءِ وَمَا بَنَىٰهَا
Pasha qiellin dhe gjithçka e ndërton
91:6وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا طَحَىٰهَا
Pasha tokën dhe atë çka e zgjeron
91:7وَنَفۡسٍ وَمَا سَوَّىٰهَا
Pasha shpirtin dhe atë çka e lartëson
91:8فَأَلۡهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقۡوَىٰهَا
Ia bëri të ditur mospëruljen dhe devotshmërinë
91:9قَدۡ أَفۡلَحَ مَن زَكَّىٰهَا
Ka shpëtuar vetëm ai që atë e pastron
91:10وَقَدۡ خَابَ مَن دَسَّىٰهَا
Ka mbaruar ai, i cili e deformon
91:11كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِطَغۡوَىٰهَآ
Themud përgënjeshtroi për shkak të tërbimt të tij
91:12إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشۡقَىٰهَا
Kur u ngrit një fatzi
91:13فَقَالَ لَهُمۡ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقۡيَٰهَا
U tha atyre Profeti i All-llahut: “Lëreni deven e All-llahut edhe te rendi i ujit”
91:14فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمۡدَمَ عَلَيۡهِمۡ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمۡ فَسَوَّىٰهَا
Por ata nuk i besuan por e prenë atë (deven), e Zoti i tyre, për shkak të mëkatit të tyre, i rrafshoi ata
91:15وَلَا يَخَافُ عُقۡبَٰهَا
Pa iu frikësuar pasojave të tij
Translation: Feti Mehdiu.