Surah 92 · 21 verses · Feti Mehdiu

Surah Al-Layl in Albanian

In English with tafsir

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

92:1

وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰ

Pasha natën kur mbulon

92:2

وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ

Pasha ditën kur agon

92:3

وَمَا خَلَقَ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ

Dhe çka e ka krijuar mashkullin dhe femrën

92:4

إِنَّ سَعۡيَكُمۡ لَشَتَّىٰ

Mundi juaj, njëmend, është shumëfarësh

92:5

فَأَمَّا مَنۡ أَعۡطَىٰ وَٱتَّقَىٰ

Sa i përket atij që jep edhe ruhet

92:6

وَصَدَّقَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ

Edhe e dëshmon më të bukurën

92:7

فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡيُسۡرَىٰ

Atij do t’ia lehtësojmë (rrugën) për lehtësim

92:8

وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسۡتَغۡنَىٰ

Kurse ai që koprracon dhe kërkon të pasurohet

92:9

وَكَذَّبَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ

Dhe e përgënjeshtron të bukurën

92:10

فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡعُسۡرَىٰ

Atij do t’ia lehtësojmë (rrrugën) në vështërsi

92:11

وَمَا يُغۡنِي عَنۡهُ مَالُهُۥٓ إِذَا تَرَدَّىٰٓ

Dhe pasuri e tij, kur të shkatërrohet, nuk do t’i bëjë dobi

92:12

إِنَّ عَلَيۡنَا لَلۡهُدَىٰ

Është detyrë jona të përudhim

92:13

وَإِنَّ لَنَا لَلۡأٓخِرَةَ وَٱلۡأُولَىٰ

Dhe vetëm neve na takon ajo edhe kjo botë

92:14

فَأَنذَرۡتُكُمۡ نَارًا تَلَظَّىٰ

Prandaj u kam tërhequr vërejtjen me zjarr të këndellur

92:15

لَا يَصۡلَىٰهَآ إِلَّا ٱلۡأَشۡقَى

Aty nuk digjet tjetërkush përveç fatziut

92:16

ٱلَّذِي كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ

Ai i cili mohon dhe kthen shpinënn

92:17

وَسَيُجَنَّبُهَا ٱلۡأَتۡقَى

Do të jetë larg tij ai i cili ruhet

92:18

ٱلَّذِي يُؤۡتِي مَالَهُۥ يَتَزَكَّىٰ

Ai i cili jep (sadakë) nga pasuria e vet, e pasurohet

92:19

وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعۡمَةٍ تُجۡزَىٰٓ

Dhe jo atij prej të cilit do të shpërblehet me ndonjë dhunti

92:20

إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ وَجۡهِ رَبِّهِ ٱلۡأَعۡلَىٰ

Por vetëm që të përfitojë afërsinë e Zotit të vet të lartmadhërishëm

92:21

وَلَسَوۡفَ يَرۡضَىٰ

Dhe ai, pa mëdyshje, do të kënaqet

Translation: Feti Mehdiu.