Surah 78 · 40 verses · Feti Mehdiu

Surah An-Naba in Albanian

In English with tafsir

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

78:1

عَمَّ يَتَسَآءَلُونَ

Për çka e pyesin ata njëri-tjetrin

78:2

عَنِ ٱلنَّبَإِ ٱلۡعَظِيمِ

Për lajmin madhështor

78:3

ٱلَّذِي هُمۡ فِيهِ مُخۡتَلِفُونَ

Për të cilin janë në kundërshtim

78:4

كـَلَّا سَيَعۡلَمُونَ

Ani, do ta marrin vesh

78:5

ثُمَّ كـَلَّا سَيَعۡلَمُونَ

Dhe prapë ani, ata do ta dinë me siguri

78:6

أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ مِهَٰدًا

A nuk e kemi bërë tokën shtrojë

78:7

وَٱلۡجِبَالَ أَوۡتَادًا

Kurse malet shtylla

78:8

وَخَلَقۡنَٰكُمۡ أَزۡوَٰجًا

Ndërsa juve ju kemi krijuar çift

78:9

وَجَعَلۡنَا نَوۡمَكُمۡ سُبَاتًا

dhe gjumin ua kemi bërë për pushim

78:10

وَجَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِبَاسًا

E natën ua kemi bërë për mbulim

78:11

وَجَعَلۡنَا ٱلنَّهَارَ مَعَاشًا

Kurse ditën për gjallërim (fitim)

78:12

وَبَنَيۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعًا شِدَادًا

dhe mbi ju kemi krijuar një shtatësh të fortë

78:13

وَجَعَلۡنَا سِرَاجًا وَهَّاجًا

Dhe e kemi bërë një kandil flakrues

78:14

وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلۡمُعۡصِرَٰتِ مَآءً ثَجَّاجًا

Dhe nga retë lëshojmë ujë të mjaftueshëm

78:15

لِّنُخۡرِجَ بِهِۦ حَبًّا وَنَبَاتًا

Për të rritur me të drithëra e bimë

78:16

وَجَنَّٰتٍ أَلۡفَافًا

Edhe kopshte të dendura

78:17

إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ كَانَ مِيقَٰتًا

Dita e shkoqitjes, njëmend, është caktuar

78:18

يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَتَأۡتُونَ أَفۡوَاجًا

Dita kur do të fryhet në sur, dhe ju do të vini grupe-grupe

78:19

وَفُتِحَتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ أَبۡوَٰبًا

Edhe qielli do të hapet dhe do të ketë dyer

78:20

وَسُيِّرَتِ ٱلۡجِبَالُ فَكَانَتۡ سَرَابًا

Edhe malet do të rrotullohen si në vegim

78:21

إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتۡ مِرۡصَادًا

E xhehennemi, me siguri, do tëjetë vendstrehim

78:22

لِّلطَّٰغِينَ مَـَٔابًا

Vendstrehim për kriminelët

78:23

لَّٰبِثِينَ فِيهَآ أَحۡقَابًا

Ku do të mbesin përgjithmonë

78:24

لَّا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرۡدًا وَلَا شَرَابًا

Aty nuk do të shijojnë as freskim as pije

78:25

إِلَّا حَمِيمًا وَغَسَّاقًا

Përveç qelb e ujë të vluar

78:26

جَزَآءً وِفَاقًا

Si shpërblim të merituar

78:27

إِنَّهُمۡ كَانُواْ لَا يَرۡجُونَ حِسَابًا

Ata, me të vërtetë, nuk pritnin të japin llogari

78:28

وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كِذَّابًا

Dhe argumentet tona i përgënjeshtruan kategorikisht

78:29

وَكُلَّ شَيۡءٍ أَحۡصَيۡنَٰهُ كِتَٰبًا

Por ne çdo send e kemi regjistruar me shkrim

78:30

فَذُوقُواْ فَلَن نَّزِيدَكُمۡ إِلَّا عَذَابًا

Prandaj shijone! Ne nuk do t’u shtojmë tjetër përveç dënimit

78:31

إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ مَفَازًا

Ndërsa për të devotshmit ka shpëtim

78:32

حَدَآئِقَ وَأَعۡنَٰبًا

Kopshte e vreshta

78:33

وَكَوَاعِبَ أَتۡرَابًا

Dhe vasha moshënjëjta

78:34

وَكَأۡسًا دِهَاقًا

Edhe gotën plot

78:35

لَّا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوًا وَلَا كِذَّٰبًا

Atje nuk do të dëgjojën fjalë të kota e gënjeshtra

78:36

جَزَآءً مِّن رَّبِّكَ عَطَآءً حِسَابًا

Si shpërblim e dhurata të shumta nga Zoti yt

78:37

رَّبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلرَّحۡمَٰنِۖ لَا يَمۡلِكُونَ مِنۡهُ خِطَابًا

Zoti i qiejve dhe i tokës, dhe i asaj që gjendet ndërjet tyre, i Mëshirshmi të cilit nuk mund t’i bëhet vërejtje

78:38

يَوۡمَ يَقُومُ ٱلرُّوحُ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ صَفًّاۖ لَّا يَتَكَلَّمُونَ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَقَالَ صَوَابًا

Atë ditë, kur Ruhi (Xhebraili) dhe engjujt do të radhiten në rrjeshta, nuk do të flasë askush përveç atij të cilit ia lejon i Gjithmëshirshmi dhe do të thotë të vërtetën

78:39

ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلۡحَقُّۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ مَـَٔابًا

Ajo është ditë e pamohueshme dhe kush dëshiron do të shkojë në strehim te Zoti i vet

78:40

إِنَّآ أَنذَرۡنَٰكُمۡ عَذَابًا قَرِيبًا يَوۡمَ يَنظُرُ ٱلۡمَرۡءُ مَا قَدَّمَتۡ يَدَاهُ وَيَقُولُ ٱلۡكَافِرُ يَٰلَيۡتَنِي كُنتُ تُرَٰبَۢا

Ne ua tërheqim vërejtjen për dënimin e afërt, atë ditë kur njeriu do të shohë çka ia kanë bërë duart e veta, dhe mosbesimtari do të thotë: “Ku është ai fat të kisha qenë dhé!”

Translation: Feti Mehdiu.