Surah 56 · 96 verses · Feti Mehdiu

Surah Al-Waqi'ah in Albanian

In English with tafsir

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

56:1

إِذَا وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ

Kur të ngjajë ndodhia

56:2

لَيۡسَ لِوَقۡعَتِهَا كَاذِبَةٌ

Ndodhinë e saj nuk mund ta mohojë kush

56:3

خَافِضَةٌ رَّافِعَةٌ

Disa i poshtëron e disa i lartëson

56:4

إِذَا رُجَّتِ ٱلۡأَرۡضُ رَجًّا

Kur toka të dridhet fortë

56:5

وَبُسَّتِ ٱلۡجِبَالُ بَسًّا

E malet të bëhen copë e grimë

56:6

فَكَانَتۡ هَبَآءً مُّنۢبَثًّا

Të bëhen mu si pluhur i derdhu

56:7

وَكُنتُمۡ أَزۡوَٰجًا ثَلَٰثَةً

Kurse ju të bëheni tre grupe

56:8

فَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ

Ata të lumturit – ç’janë të lumturit

56:9

وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ

Dhe fatzinjtë – ç’janë fatzinjtë

56:10

وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلسَّٰبِقُونَ

Të parët janë – të parit

56:11

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡمُقَرَّبُونَ

Ata janë të afërtit

56:12

فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ

Në kopshte e xhenente të kënaqësisë

56:13

ثُلَّةٌ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ

Shumë nga të hershmit

56:14

وَقَلِيلٌ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ

E më pak nga të mëvonshmit

56:15

عَلَىٰ سُرُرٍ مَّوۡضُونَةٍ

Në shtretër të qëndisur

56:16

مُّتَّكِـِٔينَ عَلَيۡهَا مُتَقَٰبِلِينَ

Të mbështetur njëri kundruall tjetrit

56:17

يَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ وِلۡدَٰنٌ مُّخَلَّدُونَ

Do t’u shërbejnë për gjithmonë djelmosha

56:18

بِأَكۡوَابٍ وَأَبَارِيقَ وَكَأۡسٍ مِّن مَّعِينٍ

Me gota dhe ibrigë e bardakë plot, nga burime të pashterrshme

56:19

لَّا يُصَدَّعُونَ عَنۡهَا وَلَا يُنزِفُونَ

Prej të cilëve as s’u dhemb kryet as s’humbin mendjen

56:20

وَفَٰكِهَةٍ مِّمَّا يَتَخَيَّرُونَ

Dhe pemë sipas zgjedhjes së tyre

56:21

وَلَحۡمِ طَيۡرٍ مِّمَّا يَشۡتَهُونَ

Dhe mish shpezësh – sipas dëshirës

56:22

وَحُورٌ عِينٌ

Si edhe hyri symëdha

56:23

كَأَمۡثَٰلِ ٱللُّؤۡلُوِٕ ٱلۡمَكۡنُونِ

Sikur diamante të fshehur

56:24

جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Si shpërblim për atë çka kanë punuar

56:25

لَا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوًا وَلَا تَأۡثِيمًا

Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota as fjalë mëkatesh

56:26

إِلَّا قِيلًا سَلَٰمًا سَلَٰمًا

Por vetëm fjalët: “Paqe, qetësi”

56:27

وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ

Ndërsa ata të djathtët, çka janë të djathtët

56:28

فِي سِدۡرٍ مَّخۡضُودٍ

Midis lisave lotos të pagjemba

56:29

وَطَلۡحٍ مَّنضُودٍ

Dhe bananeve përplot frute

56:30

وَظِلٍّ مَّمۡدُودٍ

Dhe hijesh të gjëra

56:31

وَمَآءٍ مَّسۡكُوبٍ

Dhe ujët rrjedhës

56:32

وَفَٰكِهَةٍ كَثِيرَةٍ

Dhe midis pemëve të shumta

56:33

لَّا مَقۡطُوعَةٍ وَلَا مَمۡنُوعَةٍ

Të pamunguara dhe të pandaluara

56:34

وَفُرُشٍ مَّرۡفُوعَةٍ

Edhe shtrojë të larta

56:35

إِنَّآ أَنشَأۡنَٰهُنَّ إِنشَآءً

Ato i kemi krijuar në mënyrë të veçanta

56:36

فَجَعَلۡنَٰهُنَّ أَبۡكَارًا

Dhe i kemi bërë virgjëresha

56:37

عُرُبًا أَتۡرَابًا

Tërheqëse për ata, dhe të një moshe

56:38

لِّأَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ

Për ata të djathtët

56:39

ثُلَّةٌ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ

Shumë nga popujt e lashtë

56:40

وَثُلَّةٌ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ

Por shumë edhe nga të mëvonshmit

56:41

وَأَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ

E ata të majtit. – Kush janë të majtët

56:42

فِي سَمُومٍ وَحَمِيمٍ

Ata janë në frymë të nxehtë dhe ujë të valë

56:43

وَظِلٍّ مِّن يَحۡمُومٍ

Edhe në hije tymi –

56:44

لَّا بَارِدٍ وَلَا كَرِيمٍ

As të freskëta as fisnike

56:45

إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُتۡرَفِينَ

Ata përpara kësaj kanë çuar jetë luksoze

56:46

وَكَانُواْ يُصِرُّونَ عَلَى ٱلۡحِنثِ ٱلۡعَظِيمِ

Dhe prandaj kanë bërë mëkat të madh

56:47

وَكَانُواْ يَقُولُونَ أَئِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ

Dhe thonin: “A kur të vdesim e të bëhemi eshtra e truall njëmend do të ringjallemi

56:48

أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ

A edhe baballarët tanë të lashtë?”

56:49

قُلۡ إِنَّ ٱلۡأَوَّلِينَ وَٱلۡأٓخِرِينَ

Thuaj: “Me të vërtetë edhe të lashtit edhe të vonshmit”

56:50

لَمَجۡمُوعُونَ إِلَىٰ مِيقَٰتِ يَوۡمٍ مَّعۡلُومٍ

Do të tubohen në një kohë, në një ditë të caktuar

56:51

ثُمَّ إِنَّكُمۡ أَيُّهَا ٱلضَّآلُّونَ ٱلۡمُكَذِّبُونَ

Pastaj ju, të humbur, përgënjeshtrues

56:52

لَأٓكِلُونَ مِن شَجَرٍ مِّن زَقُّومٍ

Do të hani, nga druri zekkum

56:53

فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ

Prej tyre do të mbushni barqet

56:54

فَشَٰرِبُونَ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡحَمِيمِ

E pastaj do të pini nga uji valë

56:55

فَشَٰرِبُونَ شُرۡبَ ٱلۡهِيمِ

Do të pini sikur deveja e etshme

56:56

هَٰذَا نُزُلُهُمۡ يَوۡمَ ٱلدِّينِ

Kjo është gostia e tyre në Ditën e Kijametit

56:57

نَحۡنُ خَلَقۡنَٰكُمۡ فَلَوۡلَا تُصَدِّقُونَ

Ne ju kemi krijuar edhe pse ju nuk e vërtetoni

56:58

أَفَرَءَيۡتُم مَّا تُمۡنُونَ

A e keni parë farën që e hidhni

56:59

ءَأَنتُمۡ تَخۡلُقُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡخَٰلِقُونَ

A e krijoni ju atë apo e krijojmë Ne

56:60

نَحۡنُ قَدَّرۡنَا بَيۡنَكُمُ ٱلۡمَوۡتَ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ

Ne ua caktojmë vdekjen dhe Neve nuk mund të na konkurojë kush

56:61

عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ أَمۡثَٰلَكُمۡ وَنُنشِئَكُمۡ فِي مَا لَا تَعۡلَمُونَ

Që t’iu ndërrojmë pamjen dhe t’iu krijojmë ashtu siç nuk dini

56:62

وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُولَىٰ فَلَوۡلَا تَذَكَّرُونَ

Ju e dini zanafillën e parë edhe pse nuk mblidhni mend

56:63

أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَحۡرُثُونَ

A e shihni çka mbillni

56:64

ءَأَنتُمۡ تَزۡرَعُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلزَّٰرِعُونَ

A e bëni ju të mbijë ajo, apo e mbimë ne

56:65

لَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنَٰهُ حُطَٰمًا فَظَلۡتُمۡ تَفَكَّهُونَ

Sikur të dëshironim mund ta bënim të pafrytshme dhe do t’ishit habitur

56:66

إِنَّا لَمُغۡرَمُونَ

“Ne me të vërtetë jemi të dëmtuar

56:67

بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ

Jo, por jemi të varfëruar”

56:68

أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلۡمَآءَ ٱلَّذِي تَشۡرَبُونَ

A e shihni ujin që e pini

56:69

ءَأَنتُمۡ أَنزَلۡتُمُوهُ مِنَ ٱلۡمُزۡنِ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنزِلُونَ

A e lëshoni ju nga retë apo ne

56:70

لَوۡ نَشَآءُ جَعَلۡنَٰهُ أُجَاجًا فَلَوۡلَا تَشۡكُرُونَ

Nëse dëshirojmë mund ta bëjmë të njelmët, edhe pse ju nuk falënderoni

56:71

أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِي تُورُونَ

A e keni parë zjarrin që e ndizni

56:72

ءَأَنتُمۡ أَنشَأۡتُمۡ شَجَرَتَهَآ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنشِـُٔونَ

Drutë për të a i keni krijuar ju apo i krijojmë Ne

56:73

نَحۡنُ جَعَلۡنَٰهَا تَذۡكِرَةً وَمَتَٰعًا لِّلۡمُقۡوِينَ

Ne u kemi bërë atë si shembull (të xhehennemit) dhe të dobishëm për ata që kalojnë natën jasht

56:74

فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ

Andaj lartëso emrin e Zotit tënd të madhërishëm

56:75

فَلَآ أُقۡسِمُ بِمَوَٰقِعِ ٱلنُّجُومِ

Dhe përnjëmend po betohem në perëndimin e yjeve

56:76

وَإِنَّهُۥ لَقَسَمٌ لَّوۡ تَعۡلَمُونَ عَظِيمٌ

E ajo është, ta dini, betim i madh

56:77

إِنَّهُۥ لَقُرۡءَانٌ كَرِيمٌ

Ai është, pa dyshim, Kur’an fisnik

56:78

فِي كِتَٰبٍ مَّكۡنُونٍ

Në një libër të ruajtur

56:79

لَّا يَمَسُّهُۥٓ إِلَّا ٱلۡمُطَهَّرُونَ

Atë nuk e prek kush përveç të pastruarit

56:80

تَنزِيلٌ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Është i shpallur nga Zoti i botërave

56:81

أَفَبِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ أَنتُم مُّدۡهِنُونَ

A këtë fjalë (Kur’ani) ju e nënçmoni

56:82

وَتَجۡعَلُونَ رِزۡقَكُمۡ أَنَّكُمۡ تُكَذِّبُونَ

Dhe për këtë furnizim ju, në vend të mirënjohjes, përgënjeshtroni

56:83

فَلَوۡلَآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلۡحُلۡقُومَ

Edhe pse kur ju vjen shpirti në fyt

56:84

وَأَنتُمۡ حِينَئِذٍ تَنظُرُونَ

E ju atëherë vetëm shikoni

56:85

وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنكُمۡ وَلَٰكِن لَّا تُبۡصِرُونَ

Ndërsa Ne jemi te ai (shpirti) më të afërt se ju, por nuk shihni

56:86

فَلَوۡلَآ إِن كُنتُمۡ غَيۡرَ مَدِينِينَ

Pse pra, kur ju nuk jeni të dënuar

56:87

تَرۡجِعُونَهَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Nuk e ktheni atë, nëse flisni të vërtetën

56:88

فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ

Dhe nëse është nga të afërmit (e All-llahut)

56:89

فَرَوۡحٌ وَرَيۡحَانٌ وَجَنَّتُ نَعِيمٍ

Edhe gëzim e komoditet edhe dhunti të parajsit

56:90

وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ

E në qoftë se është nga të djathtët –

56:91

فَسَلَٰمٌ لَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ

Ke të fala nga ata të djathtët

56:92

وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ٱلضَّآلِّينَ

Po nëse është nga përgënjeshtarët e humbur

56:93

فَنُزُلٌ مِّنۡ حَمِيمٍ

Pra, ata do të gostiten me ujë të valë

56:94

وَتَصۡلِيَةُ جَحِيمٍ

Dhe me zjarr përcëllues

56:95

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلۡيَقِينِ

Kjo është pa dyshim e vërtetë e fortë

56:96

فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ

Prandaj lartëso emrin e Zotit tënd të madhërishëm

Translation: Feti Mehdiu.